Sali Berisha tregon vendin ku takohet me Ilir Metën

Sali Berisha tregon vendin ku takohet me Ilir Metën

131
0
Shares

Sali Berisha tha sonte në një intervistë për emisionin Opinion se takohet me Ilir Metën por j oën zyrën e këtij të fundit.

“Takohemi me zotin Meta, nuk shkoj në zyrë të tij por dal pijë kafe nuk e kam asnjë problem. Por unë të kem vendim tek ai, Kurrë, asnjëherë. Më ka thirrur njëherë kur ka thirrur dhe ish-presidentët e tjerë, i kam dhënë mendime dhe kaq”, tha Berisha.

Sipas tij nuk ka rakordime mes Presidentit dhe opozitës. Berisha tha se presidenti po reagon në këtë mënyrë pasi nuk pranon kalimin nga pluralizmi në monizëm.

Nëse Berisha do të kishte qenë në vend të Ramës, ai tha se do të pranonte klauzolën që qeveria të jepte dorëheqjen tre muaj para zgjedhjeve.

“E di që kjo nuk është në rregull, por në kushtet ku jemi kjo është më e mirë. Deri sa vendi të bëhej pjesë e BE-së”, theksoi Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY