“Një koalicion PS-PD?”, Berisha ngre alarmin: Do shuhej çdo shpresë, do përjetohej…

“Një koalicion PS-PD?”, Berisha ngre alarmin: Do shuhej çdo shpresë, do përjetohej…

110
0
Shares

Aludimeve të fundit se mes PD dhe PS mund të ketë një marrëveshje, u është përgjigjur dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i cili është pyetur për një hap më tej sesa thjesht një marrëveshje.

I ftuar në emisionin “Opinion”, i pyetur nëse ka mundësi që të ndodhë ky koalicion, ish-Kryeministri Berisha tha se një lëvizje e tillë do t’i jepte goditje të madhe demokracisë në Shqipëri.

A ka mundësi për një koalicion mes PS dhe PD?

Sali Berisha: Në të gjithë vlerësimin tim, një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër veçse goditja e mëshirës për sistemin shqiptar, se s’mund ta quajmë demokratik, por goditje e mëshirës për ta varrosur përfundimisht atë që deri dje quhej demokraci por që sot është narkoshtet dhe një koalicion i tillë do të shuante çdo shpresë tek shqiptarët për të rimarrë rrugën e ligjit. Standardet këtu kanë marrë fund. Problemi është këtu, ka dhe më keq. Se nëse do bëhej një koalicion, atëherë do të përjetohej çelnikosja e këtij narkoshteti, e kësaj kakistokracie. Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm, duke patur PS, partinë e cila krijoi këtë situatën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY