DETAJE/Burri shkakton vdekjen e gruas, habit Prokuroria: E cilëson ngjarjen “lëndim të...

DETAJE/Burri shkakton vdekjen e gruas, habit Prokuroria: E cilëson ngjarjen “lëndim të rëndë trupor”

158
0
Shares

Ilir Haxhijaj nga fshati Nepërbisht i Suharekës akuzohet për vdekjen e bashkëshortes së tij, H.D nga Rahoveci.

Por Prokuroria Themelore në Prizren e ka cilësuar ngjarjen si “lëndim I rende trupor”, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Pikerisht, sepse Prokuroria nuk ka bere asnje ekspertize mjeko-ligjore per ta cilesuar te tille dhe as nga ndonje Gjykate nuk ka vendim.

Si ndodhi ngjarja?

Haxhijaj pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, tashmë të ndjerën H.D ka ndaluar veturën dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë dhe ka filluar ta sulmojë fizikisht duke e grushtuar nëpër të gjitha pjesët e trupit.

Në aktakuzën që KTV ka publikuar shkruhet “Kur viktima është rrëzuar në asfalt të rrugës sipas prokurorisë i dyshuari ia kap kokën dhe disa herë e godet për asfalti, ku si rrjedhojë i shkakton lëndime të rënda dhe trauma të shumëfishuara ne kokë , gjoks, shpine e duar, nga të cila goditje më vonë vdes në QKUK në Prishtinë më 15 qershor”.

Aktakuza gjithashtu përfshin edhe dëshminë e njërit prej fëmijëve të çiftit i cili thotë se vdekja e nënës kishte ardhur si pasojë e sulmit fizik nga babai, sepse nëna e tij, kishte qenë me vite e keqtrajtuar.

Familja e viktimës ka angazhuar edhe avokat sipas të cilit vlerësimi si lëndim trupor e jo si vrasje është i pakuptimtë, ndërkohë Haxhiaj ndodhet në paraburgim qe prej Qershorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY