Nga Ura e Mifolit, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë një inspektimi sot te ura e Mifolit, iu bën thirrje të gjithë banorëve dhe bizneseve që të largohen nga shtrati i Vjosës.
“Në 12 orët e ardhshme pritet rritje e prurjeve të lumit Vjosa. E rëndësishme është të mbrojmë dhe të shpëtojmë jetë njerëzish dhe ekonomitë familjare. 10 ndërhyrje të bëra nga Ministria e Bujqësisë në argjinaturën e Vjosës, do të zbusin vërshimin e ujrave drejt banesave dhe tokave bujqësore”, u shpreh Panariti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...