SHQIPËRI – IZRAEL/ SHISH dhe shërbimet e huaja zbarkojnë në Elbasan

SHQIPËRI – IZRAEL/ SHISH dhe shërbimet e huaja zbarkojnë në Elbasan

70
0
Shares

Pavarësisht se të shtunën u arrestuan 4 persona në Shkodër, të akuzuar për një akt terrorist të mbetur në tentativë prokurorët dyshojnë se pjesë e kësaj celule janë edhe të tjerë persona.
Nga hetimet e deritanishme është faktuar se Xhezair Fishti, Medat Hasani, Ergys Fasllia dhe Bekim Protopapa kanë folur me njëri-tjetrin dhe të tjerë persona me qëllim kryerjen e një akti terrorist në qytetin verior gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael.
Këta persona janë takuar edhe me 5 kosovarët, të cilët u shoqëruan në polici të shtunën dhe me pas u depërtuan drejt Kosovës.
Roli i tyre nuk bëhet i ditur nga grupi hetimor. Objektiv i tyre ka qenë ndeshja Shqipëri – Izrael që do të luhej në “Loro Boroçi”. Ky takim u vendos të transferohej në “Elbasan Arena” për shkaqe sigurie.
Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me shërbimin informativ shtetëror dhe drejtoria e anti-terrorit në Policinë e Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar ndeshjen.
Siguria në këtë qytet në datën 12 nëntor, kur luhet ndeshja, do të jetë maksimale. Burime të rezervuara sqarojnë për TV Klan se me shumë se dhjetëra numra telefoni janë vënë në përgjim.
Dhjetëra persona në Elbasan, Cërrik, Librazhd, Pogradec dhe Tiranë mbahen në vëzhgim nga agjentet e anti-terrorit dhe të SHISH.
Në ndihmë të autoriteteve shqiptare janë vënë dhe disa shërbime të huaja, të cilat ndihmojnë me informacione.
Personat nen vëzhgim konsiderohen si elemente me prirje radikale dhe që mund të organizojnë sulme.
Prokuroria është mjaft hermetike në dhënien e informacionit për mënyrën se si funksiononte celula e shkatërruar në Shkodër. Kjo për shkak se në këtë hetim janë të përfshirë një numër ri madh agjencish të inteligjencës të disa vendeve kryesisht europine.
Në dosje si prova ndaj të arrestuarve janë përgjime telefonike, fotografi dhe filmime që tregojnë se ata njiheshin dhe kanë folur me njeri-tjetrin. Por të katër të akuzuarit kanë mohuar akuzën duke sqaruar se po përndiqen për shkak të besimit të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY