“Marrëveshje e fshehtë”, Mustafaj: Le të gjykojmë me fakte, Basha ka mosbesim...

“Marrëveshje e fshehtë”, Mustafaj: Le të gjykojmë me fakte, Basha ka mosbesim ndaj Ramës…

94
0
Shares

Një tjetër personazh i njohur është shprehur skeptik nëse mund te ketë një marrëveshje të dytë mes kryeministrit Edi Ramës dhe shefit të opozitës Lulzim Basha, qofte kjo dhe e fshehtë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Mustafaj tha se ka një mosbesim të madh nga Basha ndaj Ramës, ndërsa shtoi se duhet të ketë një fillim dialogu.

Mund të bëhet edhe një marrëveshje e dytë. Ne duhet të gjykojmë me fakte. Ne kemi numrin dy të PD, i cili doli dhe e përgënjeshtroi këtë gjë. Nga marrëveshja e para, Basha ka nxjerrë përfundimet e tij. Ka një mosbesim të madh nga Basha ndaj Ramës. Nuk besoj se është arritur një marrëveshje e fshehtë”,- u shpreh Mustafaj.

Kujtojmë se Gazment Bardhi, sekretari i PD, mohoi kategorikisht se mund te kete një marrëveshje, duke e cilësuar të pamundur si rast, duke shtuar se shqiptarët do të paguajnë shtrenjtë për veprimet e Edi Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY