SHQIPËRI – IZRAEL/ Agjentë të Mossad “lojtarë” të ekipit izraelit të futbollit...

SHQIPËRI – IZRAEL/ Agjentë të Mossad “lojtarë” të ekipit izraelit të futbollit në Elbasan

66
0
Shares

Mediat izraelite, raportojnë se agjencitë kundër-terrorizmit kanë njoftuar se personat e arrestuar në Shkodër, dhe të tjerë të lidhur me ta, kishin në plan të ndërmerrnin disa sulme terroriste me bombë, një prej tyre në ndeshjen Shqipëri – Izrael.
Sipas tyre kërcënimi është real, dhe udhëtimi për në Shqipëri nuk këshillohet. Zyra kundër-terrorizmit pranë kabinetit të Kryeministrit Izraelit, ka insistuar që Kombëtarja të mos udhëtojë për në Shqipëri për këtë ndeshje.
E përditshmja “Haaretz” citon një tjetër agjenci kundër-terrorizmit, e cila ka këshilluar që Kombëtarja të mos udhëtojë për në Shqipëri.
Raportohet se forcat e sigurisë, që shoqërojnë përfaqësuesen e futbollit, janë rritur me 3 herë.
Mësohet se për udhëtimin në Shqipëri, ekipi do të shoqërohet nga 15 agjentë, me shumë mundësi të Mossad.
Gazeta “The Jerusalem Post” citon një prej futbollistëve të Kombëtares të ketë thënë se në këtë moment nuk janë të përqendruar tek ndeshja, por tek rreziku që kanos jetët e tyre.
Futbollisti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka thënë se ai dhe shokët e tij të skuadrës do të kishin preferuar të luanin në një vend neutral, por ndoshta masat e marra nga autoritetet shqiptare do ta bëjnë situatën më të sigurt.
Ndërsa gazeta “Maariv” shkruan se futbollistët izraelitë janë të qetë dhe shpresojnë të udhëtojnë për në Shqipëri. Portieri i kombëtares madje ka shtuar se shpreson që masat e sigurisë të mos jenë shumë të ekzagjeruara.
Pas ndeshjes futbollistët izraelitë nuk do të shpërndahen për në skuadrat e tyre në Europë, por do të kthehen edhe një herë si grup në Izrael. /TV Klan/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY