Shqetësimi për ujin e pijshëm, LSI denoncon Veliajn: Rriti çmimin! Fondet mos...

Shqetësimi për ujin e pijshëm, LSI denoncon Veliajn: Rriti çmimin! Fondet mos t’i përdorë për fasada

106
0
Shares

Pas disa denoncimeve dhe shqetësimeve të ngritura nga qytetare por dhe nga Partia Demokratike, gjithashtu dhe LSI ka reaguar lidhur me problemin e ujit të pijshëm në Tiranë.

Nëpërmjet ish- Kryetarit të Grupit të Këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, Eltjon Halimi, LSI akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka rritur çmimin e ujit, ndërkohë që ka shkurtuar oraret e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët.

“Qytetarët e Tiranës po vazhdojnë ende çdo ditë që të përballen me mungesën e theksuar të ujit të pijshëm. Çdo ditë pranë Këshilltarëve të LSI-së vijnë ankesa nga çdo zonë e qytetit , për mos furnizim me ujë të pijshëm, ndërkohë që faturat e ujit rriten përditë, duke rënduar buxhetin e familjeve të thjeshta. Në Këshillin Bashkiak, në korrik të 2017, ku edhe u miratua rritja e çmimit të ujit, u premtua nga Bashkia e Tiranës, që kjo rritje çmimi bëhej pikërisht për investime dhe 24 orë ujë në ditë! Por sot, 2 vjet më pas, fatkeqësisht jemi përballë një situate, ku qyteti ynë vuan nga mungesa e ujit të pijshëm, duke shkaktuar probleme të përditshme në jetën e qytetarëve.

LSI i kërkon Kryetarit të Bashkisë që fondet nga taksapaguesit të mos përdoren për fasada që iu del shpejt boja, por për investime reale në rrjetin e ujësjellësit, në mënyrë që 2020 ta gjejë Tiranën me ujë 24 orë, si çdo qytet tjetër europian, ku duam të integrohemi”, u shpreh Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY