“Tao Tao ka të drejtë…”,Blushi kapet me Ballën: Kandidaturat tona nuk janë...

“Tao Tao ka të drejtë…”,Blushi kapet me Ballën: Kandidaturat tona nuk janë të dënuar për trafik droge…

95
0
Shares

Një tjetër reagim thumbues ka ardhur nga zëdhënësi i Presidentit, i cili në qendër të deklaratës së tij këtë herë ka vënë Taulant Ballën.

Pas rrëzimit të Kuvendit të kandidaturës për kreun e KLSH, Blushi shkruan:

“Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.

Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen.

Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare”.

Gjatë seancës së sotme, Parlamenti votoi kundër kandidaturës së Petraq Milos për kryetar të KLSH-së. Kujtojmë se presidenti Ilir Meta i propozoi parlamentit kandidaturën e zotit Petraq Milo, për postin e drejtuesit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kjo është kandidatura e tretë e paraqitur nga presidenti Meta, pas refuzimit nga ana e shumicës së majtë të dy emrave të mëparshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY