Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, me rastin e dorëzimit të raportit vjetor të progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë si dhe Komunikatën mbi politikën e zgjerimit të BE-së.
Presidenti Nishani vlerësoi rekomandimin e sotëm të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian pas fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi, çka përbën një lajm të mirë për Shqipërinë dhe për të gjithë popullin shqiptar. Në këtë kontekst, Presidenti vlerësoi përpjekjet e Komisionit, Parlamentit Evropian dhe të gjithë vendeve anëtare për afrimin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë drejt BE-së. Vendosja e Shqipërisë në agjendën aktive të BE-së, është një sinjal inkurajues dhe pozitiv si për vendin tonë ashtu edhe për rajonin ku ne gjendemi.
Kreu i Shtetit përcolli shpresën që ky rekomandim i Komisionit të marrë miratimin e vendeve anëtare gjatë takimit që do të zhvillojë Këshilli i Ministrave, në mbështetje të aspiratës së shqiptarëve për integrim. Presidenti Nishani gjithashtu theksoi domosdoshmërinë për të reflektuar dhe përqendruar përpjekjet në sfidat e mëdha që ka përpara Shqipëria, në të ardhmen e afërt të saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/