Spiropali nuk përmbahet në Kuvend, Presidenca i jep përgjigje: E çmendura të...

Spiropali nuk përmbahet në Kuvend, Presidenca i jep përgjigje: E çmendura të lexojë raportet e OSBE

103
0
Shares

Elisa Spiropali priti seancën e sotme të Kuvendit, për të shpërthyer në deklarata dhe akuza ndaj presidentit Ilir Meta.

Nga foltorja e Kuvendit, Spiropali nuk la gjë pa thënë përsa i përket sjelljes së Presidentit, duke ironizuar dhe deklaratat që Meta bëri lidhur me djegien e Kuvendit. Skeptike dhe ironike, Spiropali e akuzoi Metën se po sillet si opozitar duke shtuar se Komisioni u ngrit për ti treguar atij se ku e meriton të jetë.

I mënjehrëshem ka qënë reagimi i Presidencës, ku zëdhënësi i  Presidentit i jep një mesazh sekretares së qeverisë.

E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.

Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, shkruan zëdhënësi i Metës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY