Ne kushtet kur Parlamenti vijon te mblidhet,dhe pas deklarates se presidentit i cili zbuloi se Kuvendi ishte planifikuar te digjej, Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka nje koment lidhur me keto zhvillime.
Ai e cilëson të djegur dhe të përvëluar parlamentin e Shqipërisë. Duke vënë në dyshim deklaratën se do digjej parlamenti, Manjani shkruan se ka brenda ‘120 copa mishi me nga dy sy e faqe.
POSTIMI I PLOTE
Do digjej Parlamenti?!
Po i djegur dhe i përvëluar është!
A e keni parë se çka brenda?!
120 copa mishi me nga dy sy secili. Mungojnë edhe 20 të tillë. Por punë e madhe! Nukndryshon asgjë.
Po me demek-ligjet që bën a ia keni lexuar? Të gjitha kundër Kushtetutës.aqe e zezë! Blozë fare! Blozë e dalë nga një zjarr i përhershëm me shumë tym të zi. Çka mbetur për t’u djegur më?
Veç godina. Aty mund të bëhej një pallat i mirë në fakt. Parlamentin e vënë në bodrum…
Krahasimi me djegien e Reichstag është idiotësi. Hitleri duhet të digjte diçka që se merrte dot ndryshe. Pra e dogji që ta sundonte.
Rama e ka në xhep atë palo Parlament dhe bën ç’të dojë me të. D.m.th e sundon dhe pastaj e djeg me zjarr tymues.
Pra e keqja ka ndodhur, nuk ka kuptim të themi që “do vinte” apo “po vjen”…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/