Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht ligjin për pronat

Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht ligjin për pronat

78
0
Shares

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pjesërisht ligjin për pronat. Mësohet se janë hedhur poshtë neni 6, pikat 3 dhe 5, të cilat janë pjesë e metodologjisë së vlerësimit. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi theksoi se Kushtetuesja shfuqizoi nenet përkatëse.

Njoftimi i plotë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 09.11.2016, shqyrtoi kërkesat në çështjen me palë:
Kërkues: Presidenti i Republikës, një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, jo më pak se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit, Avokati i Popullit, Partia Republikane e Shqipërisë, Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, Shoqata “Krahina Jonë”, Shoqata “Bregdeti”, Shoqata e Pronarëve Legjitimë “Shqiptarët”.
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Agjencia e Trajtimit të Pronave.
Objekti: Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara,  Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Agjencia e Trajtimit të Pronave, bazuar në nenin 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”:
VENDOSI:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin si antikushtetues të nenit 6 pika 3 dhe pika 5 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
– Refuzimin e kërkesës për shfuqizimin e nenit 6 pika 1 shkronja “ b” dhe nenit 7 pika 2 shkronja “a” dhe “b” të ligjit të mësipërm.
– Rrëzimin e kërkesës për pjesën tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY