Periferia e Tiranës dy netë pa drita, OSHEE justifikimet qesharake

Periferia e Tiranës dy netë pa drita, OSHEE justifikimet qesharake

63
0
Shares

Shirat e dy ditëve të fundit, janë pasuar me ndërprerje të energjisë elektrike. Por përballë mungesës së energjisë, nga OSHEE vijën justifikime qesharake, për pamundësinë e rregullimit të defektit.
Kështu ka ndodhur me fshatin Vishnje, njësia administrative Vaqarr. Prej tri ditësh e dy netësh banorët  këtij fshati vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Por, kjo situatë është pasuar edhe me një mungesë përgjegjshmërie nga ana e punëtorëve të OSHEE-së.
Përballë ankesave dhe kërkesave për informacione nga banorët e këtij fshati, drejtues të OSHEE-së, justifikohen me frazat “po bie shi, nuk mund të punojmë dot” “apo u errësua, nuk mund të punojmë dot”.
Ndërkohë që parashikimet e motit, nuk premtojnë për ndonjë përmirësim, nuk dihet për sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje për banorët e Vishnjes, në pritje “tu dalë frika” punëtorëve të OSHEE-së, për të punuar në shi, apo në errësirë…, për më tepër, në pritje për t’ju rikthyer energjia elektrike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY