Bushati ‘shpërthen’ në Parlament: “Të ardhurat janë përqëndruar në një grusht njerëzish”

Bushati ‘shpërthen’ në Parlament: “Të ardhurat janë përqëndruar në një grusht njerëzish”

84
0
Shares

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, foli me tone kritike sot në Kuvend. Teksa diskutohej ratifikimi i marrëveshjes me Kanadanë nga e cila përfitojnë rreth 70 mijë emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë atje, Bushati kërkoi nga shteti vëmendje të posaçme. Duke folur për rezultate në punën e bërë në këtë drejtim, ish-kryediplomati theksoi se shumë mbetet për të bërë.

“Jemi në vendet e fundit në Europë, ku diaspora nuk ka të drejtën për të votuar ata kërkojnë njohje të kontributeve, për të pasur edhe një numër vendesh në Kuvend të dedikuar për ta ekskluzivisht. Për diasporën kemi bërë pak, jemi përpjekur për të revolucionizuar shërbimet konsullore, me sa më pak abuzim. Por, kemi dobësi si shtet dhe shoqëri për të mbrojtur shqiptarët jashtë atedhut, duhet të mbështesim financiarisht edhe këtë si prioritet. 30 vjet nga rënia e komunizmit jemi në një dilemë si të mbrojmë shqiptarët jashtë atdheut dhe si t’ja bëjmë jetën më të lehtë atyre që jetojnë këtu”- tha Bushati.

Duke u ndalur në situatën aktuale ish-ministri i jashtë theksoi se sot jemi duke përjetuar një krizë vlerash, për të cilat listoi disa arsye.

“30 vite më pas mund të themi se jemi në gjedje më të mirë ekonomike. Por jemi duke përjetuar një krizë vlerash, e cila nuk vjen nga përtacia, por nga mpirja që sjell mungesën e shpresës, nga grykësia dhe paaftësia për të ndërtuar një sistem vlerash. Duhet të jemi të drejtpërdrejtë e të sinqertë me këtë temë. Nuk mund të themi dot dhe vetëm që jemi vendi i Shqiponjave, i Skënderbeut apo i Nënë Terezës. S’mund të përdorim një patriotizëm fals, të mbushim stadiume e të brohorasim sa herë ka ndeshje. Duhet të bëhemi bashkë për të përcaktuar qëllimet se ku do të jetë Shqipëria pas 20 apo 30 vitesh. Këto objektiva duhet të kenë diasporën në qendër të tyre. Ta bëjmë këtë vend më të jetueshëm më të drejtë, t’i vendosim etiketën për cfarë duhet të njihemi. Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë, mund të jetojë edhe 550 të tjera. Para se t’i drejtojmë gishtin njëri-tjetrit duhet t’i bëjmë pyetje vetes ku isha unë dy-tre javë para se BE të merrte vendimin për ne, ne do t’ja falim vetes? Çfarë do të thonë fëmijët tanë?”– vijoi më tej Bushati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY