Rrëfimi i trishtë i gruas pas 40 viteve martesë: Më ka kërcënuar...

Rrëfimi i trishtë i gruas pas 40 viteve martesë: Më ka kërcënuar burri me sëpatë

57
0
Shares

Xhevrie Laçi, 62 vjeçe ka rrëfyer historinë e saj në emisionin “Me zemër të hapur” në studion e “News24”.
Pas 40 viteve me dhunë, konflikte, e përbuzje, gruaja 62-vjeçare ka firmosur divorcin.
Në këtë mënyrë ajo ka mbyllur një kapitull në jetën e saj por tashmë është ndarja e pasurisë ajo që vijon të krijojë probleme.
Zonja Laçi thotë se pas ndarjes, banesa e përbashkët ka kaluar në pronësi të ish-bashkëshortit dhe njëri nga djemtë, ndërsa tre fëmijët e tjerë nuk kanë përfituar asgjë.
Ajo shton se edhe vetë ka mbetur e pastrehë.
“Edhe me sëpatë ka ardhur të më kërcënojë, duke më kërkuar që të firmos në mënyrë që shtëpia t’i kalojë njëri prej djemve. Por unë i kam të gjithë fëmijët njësoj. Por pastaj mësova se ata e kishin realizuar këtë gjatë procedurave të divorcit”, rrëfen Xhevrie Laçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY