Ministria e Arsimit harron lajmërimin: Ka apo s’ka mësim nesër?

Ministria e Arsimit harron lajmërimin: Ka apo s’ka mësim nesër?

81
0
Shares

Ministria e Arsimit prej dje ka mbyllur gojën dhe nuk freskon lajmërimet e saj për publikun.

Dje paradite ajo ka lajmëruar të gjitha shkollat se mbyllet mësimi për të mërkurën ndërkohë që për të enjten ka lënë hapur mundësinë përmes një lajmërimi tjetër.

ministria njoftim

Megjithëse duhet të ketë marrë informacione lidhur me motin të enjten, sërish ministria nuk ka dhënë ndonjë orientim lidhur me vijimin shkollës.

Harresa e ministrisë ka krijuar problem. Në fakt në pjesën më të madhe të vendit kushtet për mësim janë normale me përjashtim të ndonjë shkolle që ndodhet në zona ende të përmbytura.

Ministria e Brendshme, Autoriteti i Rrugëve etj nuk kanë bërë njoftime alarmante për situatën e motit të enjten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY