DENONCIMI/Kadastra e Vlorës në shënjestër, dalin informacione: Si po vidhet gjithë bregu...

DENONCIMI/Kadastra e Vlorës në shënjestër, dalin informacione: Si po vidhet gjithë bregu i Jalës

139
0
Shares

Një tjetër denoncim ka mbërritur në profilin e ish-kryeministrit Berisha, në të cilin raportohet për ngjarjen e ndodhur në kadastrën e Vlorës, ku vetëm një ditë më parë u denoncua dhe një përplasje e qytetarit me punonjësin e administratës.

Sipas denoncimit tjetër, qytetari dixhital akuzon rëndë Alban Xhillarin si grabitës të dhunshëm të brigjeve të Jalës, duke nxjerrë dhe te gjithë mesazhin e plotë si më poshtë:

Grabit bregun e Jalës duke përdorur si mashë famozin Lame dhe emrin e Edvin Hajdutit! Zbulohet shkaku i terrorit të Edvinit në kadastren e Vlorës! Qytetari dixhital akuzon rëndë Xhillarin si grabitës të dhunshëm të brigjeve të Jalës”, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa më pas publikon edhe mesahzhin e qytetarit digjital.

“Z. Berisha Jam nje punjose e kadastres vlore prej nje muaji zyrat e kadastres te vlores jane nen teror dhe nje presion nga drejtusi pergjithshem Artan Lame me kercenime largimesh nga puna dhe detyrim per te dhene doreheqje nga puna e cila pasoj dhe me doreheqjen e dr. Flori Alimadhi, dhe me shkarkimin sot zv.dr Klodjan Troci dhe nje nr te tjere juristash emrat e te cilve priten te vine neser per largim nga puna. E gjithe kjo vetem e vetem per arsye se punjosit e kadastres te gjithe ne bllok kane refuzuar ne menyre te ligjshme zbatimin e nje urdheri flgrant me ligjin qe bene te mundur bllokimin e pronareve te ligjeshem te nje prone te fituar me vendim Gjykate te formes te prere. E gjithe kjo per te farorizuar mashtrusin dhe fallsifikatorin ALBAN XHILLARi i cili nen kercenimin e armeve dhe duke perdor direkt emrin e kryeministrit ka terorizuar gjithe banoret e vunoit dhe ka pervetsuar gjithe bregun e jales. Doktor te lutem na ndihmoni jemi familjar dhe jemi ne halle nga nje ane Artan lamja qe do na heqi buken e femijve per mos zbatimin e urdherit te tij te paligjshem dhe nga ana tjeter burgu nqs do e zbatojm kete urdher, cdo fjal nga keto qe ju kam shkruajtur jane te verifikushme,me besimin te ju per te ruajtur anonimitetin”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY