“Vajza pyet për babanë”, asnjë gjurmë nga kapiteni i jahtit turk, pronari...

“Vajza pyet për babanë”, asnjë gjurmë nga kapiteni i jahtit turk, pronari përplaset me prokurorinë e Lezhës

134
0
Shares

Në mënyrë të mistershme u zhduk kapiteni i jahtit të biznesmenit turk, Sevgin Yavuz. Zhdukja e tij, ka alarmuar dhe familjarët, të cilët kanë reaguar së fundmi.

Për mediet turke gruaja e shqetësuar e kapitenit Sevgin Yavuz, Vesile Yavuz ka thënë se kërkon ndihmën e shtetit për gjetjen e burrit të saj.

Vesile Yavuz: Unë dua ndihmë nga shteti. Unë dua që burri im të kthehet. Vajza ime po pyet për babanë e saj dhe unë nuk mund t’i them asgjë.

Nga ana tjetër, miliarderi turk Nedim Akyuz, tregoi për telefonatën e fundit me kapitenin, duke shtuar se i kishte thënë se nuk kishte valë dhe se sapo kishte hyrë në Durrës.

Nedim Akyuz, ka këmbëngulur se kapiteni i jahtit në dijeninë e tij nuk kishte asnjë problem dhe nuk rezulton të ketë rekorde të mëparshme kriminale.

Pronari i jahtit është përplasur më prokurorinë e Lezhës, pasi kërkon rikthimin e mjetit lundrues, duke shtuar se për të harxhon miliona për ta mirëmbajtur.

Vetë prokuroria vazhdon ende hetimet dhe së fundmi   ka çuar për ekspertizë celularin e Sevgin Yabuz, personi që mendohet i zhdukur, me shpresën se do të mund të gjejë të dhëna për të mësuar më shumë rreth fatit të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY