FOTO/Prova sesi Veliaj mashtron qytetarët, zbulohet skandali: Solli nga Vjena trofeun që...

FOTO/Prova sesi Veliaj mashtron qytetarët, zbulohet skandali: Solli nga Vjena trofeun që nuk ekziston

160
0
Shares

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj njihet për propagëndën e vazhdueshme, duke investuar më shumë në imazh dhe promovim, sesa në punë konkretë me rezultate të vërteta.

Së fundmi, disa gazetarë janë interesuar të shkojnë përtej asaj që kryebashkiaku trumpeton kudo, duke lartësuar punën e tij dhe aty ku ndoshta nuk ka qënë e mundur.

Nëse nuk u mbahet mend,  Veliaj para pak javësh, erdhi me një trofe të fituar nga Vjena, ku pretendonte se Tirana ishte përzgjedhur si një ndër qytetet me zhvillim ekonomik më të mirë, vlerësuar pra nga OKB.

Në një konstatim, për të verfikur pjesëmarrjen, ajo që del është se Veliaj ka marrë pjesë në konferencën e përvitshme “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vienë, ku së bashku me homologë dhe personalitete, të ftuar diskutuan në një tryezë të rrumbullakët  mbi promovimin e zbatimit të Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta.

“Faktoje” komunikoi me organizatorët për të pyetur nëse gjatë  kësaj konference ka pasur shpërndarje vlerësimesh apo çmimesh dhe nëse po a i është dhënë një i tillë kryetarit të bashksë së Tiranës Erjon Veliaj.

Sigurisht, që në përgjigjen zyrtare, organizatorët kanë kthyer përgjigje mohuese, duke rrëzuar kategorikisht pretendimet e Veliajt, se kishte fituar trofe. Ky ështe mashtrim i pastër ndaj qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY