Mundësi për plazh deri në fund të shtatorit, meteorologët japin lajmin e...

Mundësi për plazh deri në fund të shtatorit, meteorologët japin lajmin e mirë për Shqipërinë

116
0
Shares

Lajme te mira, per ata që ende nuk iu ndahet shpirti nga pushimet dhe deti. Dhe gjatë muajit shtator, mund te shfrytezoni ditët e mbetura për të bërë pak plazh, pasi temperaturat do te jenë të favorshme.

Meteorologia Tanja Porja u shpreh se vetëm këtë të mërkurë pritet që në zonat qendrore të Shqipërisë, të ketë reshje shiu në formë rrebeshesh, ndërsa duke filluar nga dita e nesërme, temperaturat dhe moti i thatë do të rikthehen për të qëndruar gjatë.

Parashikohet që orët vijuese të mbeten të rrezikuara nga rrebeshet e shiut, duke prekur dhe një pjesë të mirë të zonave qendrore. Nga nesër do të kemi një përmirësim të kushteve atmosferike, duke bërë që reshjet të mbeten vetën në zonat malore. Në dy dhjetëditëshat e tjerë të shtatorit parashikohet një klimë e thatë, e kthjellët. Që nga nesër do të kemi rritje të temperaturave.

Parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm në të gjitha ditët e shtatorit. Deri më 25-26 nuk do të kemi reshje të dendura shiu. Mot i qëndrueshëm do të jetë në gjithë zonën bregdetare, duke bërë që plazhi të vijojë. Në fundjavë temperaturat mund të arrijnë deri në 34 gradë C. Franca dhe Italia do të shënojnë temperaturat mjaft të larta, mbi normalen. Edhe Shqipëria do të jetë e ndjeshme, ku temperatura më e lartë do shkojë deri më 35 gradë C. Megjithatë, lagështia do të mbetet, pasi rrebeshet do të prekin një pjesë të zonave malore. Do ketë zagushi, që do bëjë që ne të ndjejmë edhe më shumë të nxehtin, sidomos kryeqyteti”-tha Porja, për News24.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY