Bilanci i“Anti-informalitetit”, ja sa biznesmenë e zyrtarë e kanë pësuar

Bilanci i“Anti-informalitetit”, ja sa biznesmenë e zyrtarë e kanë pësuar

101
0
Shares

Me një deklaratë për medit, është njoftuar se 44 persona janë vënë në prangat e policisë gjatë aksionit të ani-informalitetit, mes tyre 5 zyrtarë të administratës.

Teksa bëri një bilanc të aksionit, drejtori i Drejtorisë pêr Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, Lutfi Minxhozi  tha se në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 1,764 subjekte të ndryshme, ndër to 892 shërbime vend-pushimesh, 703 lokale në bregdet, 321 hotele, 8 subjekte karburesh, 55 ndërtime pa leje, 59 raste për territore të pushtuara dhe në 309 subjekte të tjera.

Janë proceduar penalisht 348 subjekte të gjetura në shkelje dhe materialet i kanë kaluar për ndjekje penale prokurorive të rretheve gjyqësore përkatëse.

39 persona janë arrestuar e ndaluar për veprat penale të “Fshehjes së të Ardhurave”, “Mos lëshim kuponi tatimor dhe ushtrim aktiviteti tregtar të paligjshëm”, “Mospagim i taksave dhe i tatimeve”, “Mos kryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Ndryshimi në aparatet matëse”, “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, “Ndërtim i pa ligjshëm”, “Shkatërrim i pronës”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në 169 raste, subjekteve u janë vendosur gjoba dhe në 71 raste janë marrë masat e bllokimit të aktiviteti për subjekte të ndryshme nga organet tatimore.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 64 zyrtarë të administratës për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, nga të cilët, 42 nëpunës të bashkive, 9 nëpunës të sistemit fiskal, 8 nëpunës të Drejtorive Rajonale të ndryshme, 5 nëpunës të IMT-së.

Ndër zyrtarë të administratës janë arrestuar 5 vetë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Sipas Qarqeve:

• Në Tiranë janë kontrolluar 181 subjekte, janë vendosur 25 gjoba, 2 bllokim aktiviteti,  46 persona janë proceduar penalisht, 31 u arrestuan;

• Në Durrës janë kontrolluar 324 subjekte dhe janë vendosur 63 gjoba, 14 bllokim aktiviteti dhe 40 janë proceduar penalisht;

• Në Berat janë kontrolluar 44 subjekte, 18 nga të cilat për aktivitetin e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit në Malin e Tomorrit, të cilëve ju është bllokuar aktiviteti, 14 raste të subjekteve të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit janë referuar për ndjekje penale për “Fshehje të ardhurash”;

• Në Fier janë kontrolluar 254 subjekte dhe janë vendosur 26 gjoba, 2 bllokim aktivitet, 7 janë proceduar penalisht dhe 1 u arrestua;

• Në Vlorë janë kontrolluar 343 subjekte dhe janë vendosur 28 gjoba, 6 bllokim aktiviteti,  54 janë proceduar penalisht;

• Në Gjirokastër janë kontrolluar 26 subjekte dhe janë vendosur 8 gjoba, 7 bllokim aktiviteti, 8 u proceduan penalisht;

• Në Korçë janë kontrolluar 108 subjekte dhe janë vendosur 3 gjoba, 4 bllokim aktiviteti dhe 28 u proceduan penalisht;

• Në Elbasan janë kontrolluar 42 subjekte, nga këto 26 u proceduar penalisht;

• Në Kukës janë kontrolluar 19 subjekte nga këto 2 u proceduan penalisht;

• Në Dibër janë kontrolluaro 159 subjekte dhe janë vendosur 4 gjoba, 4 bllokim aktiviteti dhe 9 u proceduan penalisht;

• Në Shkodër janë kontrolluar 95 subjekte nga këto 5 bllokim aktiviteti, 70 janë proceduar penalisht, 5 shtetas arrestuar dhe ndaluar;

• Në Lezhë janë kontrolluar 169 subjekte dhe janë vendosur 12 gjoba, 10 bllokim aktiviteti dhe 44 proceduar penalisht, 2 persona të arrestuar.

U liruan 40 mijë m² hapësirë publike
Në kuadër të goditjes së aktivitetit të paligjshëm të subjekteve që ushtronin aktivitet biznesi të shërbimit pa leje dhe lirimin hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin në zona bregdetare, në shkallë vendi:
•  Janë liruar 55 hapësira publike me sipërfaqe totale rreth 40 mijë m²;
• 62 subjekte janë proceduar penalisht;
• mbi 6,700 shezllone dhe 3,200 çadra janë sekuestruar.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve kundër informalitetit dhe evazionit fiskal në hoteleri, turizëm, ndërtim dhe hidrokarbureve, së fundmi strukturat e Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e Hetimit Tatimor dhe Prokurorinë e Tiranës, me hetime proaktive kanë identifikuar, zbuluar dhe goditur 3 raste evazioni, vjedhje në përpjesëtime të mëdha dhe ndërtimi skemash rimbursimi të TVSH me fatura fiktive.

Konkretisht:
• Operacioni “Kredia”, i finalizuar në datë 20 gusht 2019, me arrestimin e ndalimin e 8 personave, pasi për një periudhë të gjatë kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë siguruar klientë dhe aprovuar kredi duke falsifikuar dokumentet;

• Operacioni “Bileta e falsifikuar”, finalizuar në datë 27 gusht 2019, me arrestimin dhe ndalimin e 8 personave pasi kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun Tiranë.

• Operacioni “Informaliteti”, finalizuar në datë 5 shtator 2019, me arrestimin dhe ndalimin e 16 personave, të përfshirë në një skemë rimbursimi TVSH-s me fatura fiktive, me aktivitete të ndryshme ekonomike si ndërtime konstruksion godinash, import-eksport, tregtim me shumicë e pakicë etj.

Strukturat e Policisë së Shtetit dhe veçanërisht ato të Hetimit të Krimit Ekonomike e Financiar po vijojnë operacionin në bashkëpunimin me Hetimin Tatimor, Hetimin Doganor, Prokuroritë e rretheve gjyqësore, fokusuar në subjektet e mëdha në fushën e ndërtimit, hidrokarbureve dhe tregtisë me mallrat e akcizës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY