Nga Gjermania janë dëbuar afër se 11.500 vetë në gjysmën e parë të vitit 2019. Një rritje e vogël kjo krahasuar me një vit më parë. Kjo është përgjigja që qeveria gjermane i dha në gusht kërkesës së bërë nga partia e Majta lidhur me dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar nga Gjermania. Dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar do të vazhdojnë edhe në shtator.
Vendet kryesore ku dërgohen të dëbuarit janë Shqipëria, Italia, Serbia, Gjeorgjia dhe Franca. Më së shumti dëbohen shqiptarë, serbë, rusë, gjeorgjianë dhe nigerianë.
Ndërkohë këtë vit në kufirin gjerman janë kthyer ose nuk iu është lejuar hyrja në Gjermania 6.905 vetëve. Në kuadër të rregulloreve të Dublinit, Gjermania ka kthyer në këtë periudhë 4215 azilkërkues në vende të tjera të BE-së, sepse aty ata kanë shkelur për herë të parë tokën europiane.
Në Gjermani ndodhen më shumë se 246.000 vetë, të cilët duhet të largohen nga vendi. 191.117 prej tyre kanë statusin e “duldung”-ut që do të thotë, se për arsye ligjore ose praktike dëbimi nuk kryhet dot.
Ndërkohë këtë vit nga Gjermania u larguan vullnetarisht 6.786 vetë duke shfrytëzuar ndihmën e kthimit./Deutsche Welle
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/