Emigrantët mbajnë “gjallë” Shqipërinë, për një vit sjellin 336 milion euro

Emigrantët mbajnë “gjallë” Shqipërinë, për një vit sjellin 336 milion euro

73
0
Shares

Kontributi i emigracionit në ekonominë shqiptare po rritet edhe gjatë këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e dytë vlera e remitancave arriti në 186 milionë euro, në rritje me katër milionë euro krahasuar me një vit më parë.

Për gjysmën e parë të vitit, vlera e remitancave të dërguara në Shqipëri ishte 336 milionë euro, pesë milionë euro më shumë në raport me gjashtëmujorin e parë 2018. Kthimi i rritjes së remitancave duket se lidhet me valën e re të emigracionit, të nisur pas heqjes së vizave me vendet e Bashkimit Europian.

Nëse emigrantët e viteve ‘90 e kanë ngritur jetën jashtë vendit dhe i kanë ulur gradualisht lidhjet me Shqipërinë, emigrantët e rinj kanë krijuar ura të reja, që, mes të tjerash, kanë sjellë edhe rritje të flukseve të remitancave.

Një studim i Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Botërore, ka treguar se remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Ato kontribuojnë në arsimim, shëndetësi, investime, por sidomos në uljen e varfërisë. Dërgesat nga jashtë përbëjnë 90% të të ardhurave të familjeve marrëse, çka tregon se rreth një e katërta e familjeve në Shqipëri varen pothuajse ekskluzivisht prej tyre.

Në fakt, kontributi i remitancave në ekonomi është edhe më i madh nga sa mund të mendohet. Nëse përfshijmë edhe të ardhurat nga puna sezonale apo puna në distancë e shtetasve shqiptarë për ndërmarrje të huaja, vitin e kaluar, ekonomia shqiptare përfitoi remitanca në shifrën rekord të rreth 1.25 miliardë eurove. Këto të dhëna dëshmojnë se remitancat përbëjnë fluksin më të madh hyrës në ekonominë shqiptare, duke lënë pas edhe investimet e huaja direkte./Scan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY