Kryetari i KQZ Denar Biba ka dhënë një deklaratë turbulluese sot ndërkohë që po komentonte fitoren e Trump në Amerikë. Sipas tij votuesit janë të frikësuar dhe po votojnë në trysninë e frikës ndërkohë që klasa e sotme politike është bërë e neveritshme.
Biba u zgjodh kryetar KQZ vetëm para një jave me votat e mazhorancës por nëse një deklaratë të tillë do ta bënte me herët ndoshta nuk do të merrte 73 vota.
Ja shënimi i Bibës:
“Per fat te keq, edhe ne shoqeri te konsoliduara si ato ne SHBA, Britani etj. po votohet ne nivele te larta nen ndikimin e frikes dhe jo te arsyes.
Qytetare qe zgjedhin t’iu bashkohen lidereve qe ndajne; anatemojne te huajin, nxisin paranojat dhe perfitojne nga nevoja instiktive e votuesve per siguri.
Demokracia po behet veteshkaterruese…
Elitat historike po perjetojne nivelet me te ulta te besimit te popullit. Mes atyre qe qeverisin dhe atyre qe qeverisen hendeku eshte masiv.
Politika tradicionale eshte bere e neveritshme.
Ne keto rrethana, nuk eshte cudi qe individe jokonvencionale penetrojne deri ne krye.
Fatet e popujve jane ne dore te fatit, tashme”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/