Detaje/ Plagosja në Lezhë, si u konfliktuan dy pronarët e dyqaneve

Detaje/ Plagosja në Lezhë, si u konfliktuan dy pronarët e dyqaneve

77
0
Shares

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti që përfundoi mbrëmë me të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur pranë Katedrales ne qytetin e Lezhës.

I plagosur mbeti Ardian Kola, ndërsa autori që është ende në kërkim nga policia është Aleksandër Dedgjonaj.

Dy personat njiheshin, pasi i kanë bizneset ngjitur me njeri tjetrin. Mësohet se i plagosuri dhe autori kanë të dy biznese dhe fillimisht janë konfliktuar fizikisht e më pas është përdorur arma.

Kola u plagos me armë zjarri në këmbë, pasi u qëllua nga autori Dedgjonaj, i cili ka qenë duke udhëtuar me makinë.

I plagosuri ka një biznes që jep makina me qira ndërsa autori dyqan celularesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY