Dosja “Tahiri”/Del dëshmia e polices që udhëtoi me Habilajt: Kishte një marrëdhënie...

Dosja “Tahiri”/Del dëshmia e polices që udhëtoi me Habilajt: Kishte një marrëdhënie speciale me…

201
0
Shares

Saimir Tahiri, ish-ministri, u njoh diten e sotme me pretencën e Prokurorisë, e cila kërkoi 12 vite burg. Në rast se Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë dhe e gjen fajtor Tahirin për veprat për të cilat akuzohet, ai do të vuajë një dënim prej 8 vitesh burg, pasi i është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar, e cila pason me uljen e 1/3 së dënimit.

Gjatë mbrojtjes në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Sajmri Tahiri ka deklaruar se nuk i ka ndihmuar Habilajt, por ka pranuar se ju ka shitur atyre makinën.

Gjithashtu ka dalë në skenë edhe një oficere policie me inicialet B.A, e cila ka udhëtuar dhjetë herë të paktën  me Habilajt drejt Italisë dhe, sipas gazetares Klodiana Lala, mësohet të ketë pasur një marrëdhënie speciale mes tyre dhe ish ministrit Tahiri dhe sa herë Moisi Habilajt i përmendej emri i Saimir Tahirit, ai acarohej.

Prokuroria tha se bëhej fjalë për katër episode 2013, 2014 dhe 2015, dy prej të cilave janë më 2014.

“Në momentin kur është sekuestruar droga në Babicë, Prokuroria kishte kërkuar masë për arrestimin e Tahirit, por ky i fundit kërkoi sqarime nga Prokuroria. Pati një debat të ashpër në atë kohë. Ishte vetë Tahiri, si asnjëherë më parë, që u ngrit në këmbë, duke sjellë një tabelë me të dhëna,- tha gazetarja Lala.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY