Meta publikon foton me Ramën, tregon dhe se çfarë bisedoi dje me...

Meta publikon foton me Ramën, tregon dhe se çfarë bisedoi dje me Ruçin

87
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka ritheksuar kënaqësinë që i dha dje rikthimi në Kuvend, një ditë pas raportimit në Komisionin Hetimor.

Në Facebook, këtë mëngjes Meta shkruan se:“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi”.

Meta thotë se bashkë me Ruçin, ranë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96.

Kjo, nënvizon Meta, ” më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë”.

Ajo që bën përshtypje në postimin  e Metës në facebook është fakti se ka zgjedhur ta shoqërojë me një foto të realizuar më herët në të cilën është bashkë me zotin Ruçi dhe kryeministrin Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY