Vijon të mbetet mister zhdukja e biznesmenit 31 vjecar turk Sevgin Yavuz I cili u gjet të shtunën rreth 12 milje larg portit te Shengjinit nga disa peshkatarë.
Përvec Turqisë, informacion është kërkuar edhe nga Mali i Zi pasi pikërisht nga porti i Tivarit, është nisur Sezgin Yavuz me jahtin e tij.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po hetohet në disa pista, ndërsa dyshimet ekzistojnë se turku mund të ketë pësuar atak kardiak teksa është hedhur në det për notim apo ndonjë largim i mundshëm i jahtit në momentin kur ai është hedhur për t’u larë.
Por ndër pistat ku po hetohet është dhe ajo e një pengmarrjeje të mundshme, për shkak të pasurisë së Javuz.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/