KORCE/ Policia zbardh plagosjen e djeshme, ne pranga autori

KORCE/ Policia zbardh plagosjen e djeshme, ne pranga autori

121
0
Shares

Policia e Korces zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku për motive të dobëta, u plagos me armë zjarri një 48-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Krimet e Rënda në DVP-Korçë, falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur, identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit J.H, 28 vjeç.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.6, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin I.H, 48 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë, po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar J.H.

Nderkohe edhe Pogradec policia ka kryer  je arrestim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.H., 25 vjeç, si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit S.S., 24 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, dyshohet se për motive të dobëta, kanë plagosur me sende të forta, në fshatin Buçimas, shtetasin R.Ç., 21 vjeç, të cilit i kanë thyer edhe xhamat e automjetit të tij tip “Benz”. Shtetasi R.Ç., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e shtetasit S.S., dhe materialet në ngarkim të tyre, ia referoi  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY