Ngatërruan himnin e Shqipërisë në ndeshje, Macron i dërgon mesazh Ramës

Ngatërruan himnin e Shqipërisë në ndeshje, Macron i dërgon mesazh Ramës

106
0
Shares

Pas incidentit të turpshëm në  Francë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit Emmanueal Macron.

Presidenti Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar.

Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptare dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë. Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY