LAJM I FUNDIT/I morën paratë në kasafortë dhe makinën, kapen pas 1...

LAJM I FUNDIT/I morën paratë në kasafortë dhe makinën, kapen pas 1 muaji autorët, policia jep detajet

83
0
Shares

Policia në Kamzë ka zbardhur një ngjarje të ndodhur në 29 Korrik, teksa disa persona vodhën kasafortën e një personi. Policia vë në pranga dy nga autorët e dyshuar, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.

Policia ka sekuestruar dhe dy mjete, mjeti i vjedhur nga autorët dhe një mjet me të cilin këta shtetas qarkullonin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, pas një pune të mirëorganizuar hetimore në kuadër të procedimit penal të vitit 2019, për zbardhjen, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjes së mjetit dhe kasafortës në banesën e shtetasit B. M., arrestuan shtetasit:

F. Ll., 36 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Fushë Mëzes/Tiranë (proceduar më parë për “Kalim të paligjshëm të kufirit);

E. C., 35 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

E. C., 37 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 29 korrik 2019, në Babrru i kanë vjedhur në banesë shtetasit B. M., kasafortën me një sasi të konsiderueshme eurosh dhe automjetin e tij.

Në momentin e kapjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 5, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin e vjedhur në pronësi të shtetasit B. M., si dhe një mjet tjetër me të cilin këta shtetas lëviznin.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim”,-sqaron policia në njoftimin zyrtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY