Shmangën takimin me PD dhe LSI? Zbardhet axhenda e Komisionit të Venecias:...

Shmangën takimin me PD dhe LSI? Zbardhet axhenda e Komisionit të Venecias: Në fokus shkarkimi i Metës

96
0
Shares

Komisioni i Venecias pritet të zbarkojë në Tiranë më datë 9 shtator, ndërsa janë zbuluar dhe detajet e axhendës. Takimet që do të zhvillohen janë me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, drejtuesit e opozitës në Kuvend, anëtarët e Komisionit Hetimor, Ministrin e Brendshëm, përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni do të fokusohet tek shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, i propozuar nga maxhoranca. Ata do të përgatisin edhe një opinion në lidhje me dekretin e nënshkruar nga Meta për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në axhendë është edhe takimi me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, por  u përfol se delegacioni do të devijonte  PD dhe LSI-në.

Lidhur me këtë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialsite për Integrim kanë riinformuar publikun se Komisoni i Venecias ka rezervuar dhe një takim me ta. Në një njoftim për mediat, dy partitë opozitare shprehen se në takim do përfaqësohen nga Oerd Bylykbashi dhe nga Klajda Gjosha.

Lidhur me lajmin e mberritjes se eksperteve te Komisionit te Venecias ne Shqiperi, disa media, duke iu referuar nje axhende te paperditesuar, kane njoftuar se Komisioni i Venecias nuk do te takohet me opoziten.

Ne te vertete, takimi me PD dhe LSI eshte planifikuar te jete ne 10 Shtator, ora 08.00, ne Rogner. Perfaqesues te opozites ne takim do te jene Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha,’– shkruhet në njoftim për media.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY