DETAJE/Masakroi gruan me thikë dhe u vetëhodh nga banesa, kush është çifti...

DETAJE/Masakroi gruan me thikë dhe u vetëhodh nga banesa, kush është çifti nga Llibrazhdi që gjeti vdekjen

114
0
Shares

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik, teksa sërish krimi i radhës ndodhi brenda një familje në Librazhd. Duke iu referuar informacioneve të fundit, Daut Gjokola qëlloi disa herë me thikë mbi trupin e bashkëshortes së tij 49 vjeçare.

Në shtëpi në momentin e krimit ndodhej edhe djali 26 vjecar i bashkëshortëve, i cili nuk ka dëgjuar debatin e tyre. Vetëm kur dëgjoi britmat e së ëmës 26 vjecari shkoi në dhomë ku e gjeti nënën e tij të mbuluar në gjak. Thirrjet e tij për ndihmë dhe lutjet e nënës së goditur me thikë u dëgjuan nga fqinjët, të cilët mbërritën në banesën e familjes Gjokola. Ata e gjetën 49 vjeçaren të mbuluar nga gjaku, ndërsa djalin në gjendje shoku.

Luljeta Gjokola u dërgua menjëherë në spital, por goditjet ishin fatale dhe gruaja humbi jetën sapo mbërriti atje. Gjatë kësaj kohe në banesën e bashkëshortëve mbërriti policia, dhe në prani të tyre, Daut Gjokola u vetëhodh nga ballkoni i banesës duke gjetur vdekjen e menjëhershme. 53 vjeçari përshkruhet nga fqinjët si një njeri i qetë i cili edhe përgjatë ditës së krimit kishte qenë në humor dhe nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim.

Ende nuk dihet se cili ishte shkaku që dy bashkëshortët Gjokola debatun deri në krimin e rëndë. Ata kanë lënë pas dy fëmijë ndërsa mësohet se nuk kishin probleme financiare pasi kishin në pronësi biznese dhe disa apartamente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY