Takimi Rama-Basha, paralajmëron ish-Kryeministri: Shqipëria drejt humnerës, çmimi i karriges tënde

Takimi Rama-Basha, paralajmëron ish-Kryeministri: Shqipëria drejt humnerës, çmimi i karriges tënde

66
0
Shares

Pas përfundimit të takimit Rama-Basha, ka reaguar dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë z.Sali Berisha.
Me anë të një statusi në profilin e tij ne facebook ai shprehet se Shqipëria po shkon drejt humnerës.
“Karrigia e Noriegës së Shqipërisë, Edi Ramës, po shtyn vendin drejt humnerës!
Ne vend te nje zgjidhje politike, zgjedh mbrojtjen me cdo çmim te karriges se tij!
Te dashur miq, Noriega i Shqiperise pranon cdo gje tjeter por jo nje kryeminister teknik sepse nuk i njeh vetes asnje pergjegjesi per Narko-Republiken qe ndertoi.
Ne kater vite ai nuk iu tregon dot shqiptareve nje veper publike, rruge, shkolle, spital, ujesjelles, kanalizim apo premtim te mbajtur por vetem narko- polici, narko-deputete, narko-pushtetare, narko-fermere, ara te pafundme kanabisi, tunele, magazina shteterore me kanabis dhe laboratore nder me te sofistikuarit per drogen dhe, njelloj si Noriega, banken e tij per larjen e parave te droges!
Narko-Republika eshte mjedisi qe vret voten e lire te shqiptareve dhe ushqen me gjakun e tyre pushtetin e krimit te Edi Rames.
Ai nuk ndjen asnje pergjegjesi per lirimin nga burgjet per qellime elektorale te vrasesve serial, bandave terroriste dhe bllokimin e dekriminalizimit.
Vetem ne administrate shteterore ai ka sot mbi 400 vete me rekorde kriminale dhe ne grupin parlamentar zevendesoi nje grup vrasesish e trafikantesh me nje grup tjeter, po te markes se tyre. Krimi dhe vetem krimi eshte garantuesi kryesor i pushtetit te tij dhe vrasjen e votes se lire. Ai per karrigen e tij ka shnderruar te gjithe rrogtaret e administrates, ushtrise, policise, gardes, ndermarrjeve publike ne trupe elektorale te partise shtet!
Pra Edi Rama nuk do zgjidhje politike. Ai per karrigen e tij do me çdo kusht t’iu rrembeje voten dhe te ardhmen tuaj. Revolucioni demokratik do ta hedhe Noriegen e Shqiperise ne vendin qe ai meriton”,-shprehet z.Berisha në postimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY