Skemat mashtruese/ Gjykata jep masën e sigurisë për 15 biznesmenët

Skemat mashtruese/ Gjykata jep masën e sigurisë për 15 biznesmenët

112
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 15 sipërmarrësit dhe administratorët e disa bizneseve në kryeqytet, të arrestuar gjatë një operacioni kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.

Pas një seance maratonë, janë liruar me masën “arrest shtëpie” 9 prej biznesmenëve të arrestuar, ndërsa për 6 të tjerët është vendosur masa “arrest me burg” me afat 20 ditor.

Biznesmenët akuzohen për krijimin e skemave mashtruese, falsifikimin e vulave dhe stampave, si edhe për fshehje të të ardhurave. Këtë persona dyshohet se përdornin faturat tatimore fiktive, duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëme, pasi rimbursoheshin për vlera që nuk ishin reale.

Ndëkohë, numri i të arrestuarëve arriti në 16, pasi ditën e sotme u prangos Drilon Bareti, administrator i një firme ndërtimi, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Masat janë si më poshtë:
Haxhi Sala – Arrest Shtëpie
Ilia Dimo – Arrest Shtëpie
Vasil Korita – Afat 20 ditë
Shpëtim Prodani – Arrest Shtëpie
Besnik Pelivani – Afat 20 ditë
Vangjel Mbrice – Afat 20 ditë
Shpresa Joanidhi – Arrest Shtëpie
Ndue Ndreca – Afat 20 ditë
Paqsori – Arrest Shtëpie
Ardian Bejko – Arrest 20 ditë
Astrit Lala – Arrest Shtëpie
Fatmir – Arrest 20 ditë
Bafjtar Kurti – Arrest Shtëpie
Riza Roshi – Arrest Shtëpie
Rrapo Baduni – Arrest Shtëpie

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY