SHOKUESE/ Bllokohen dy biznese të tregtimit të mishit

SHOKUESE/ Bllokohen dy biznese të tregtimit të mishit

121
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2 subjekte dhe me dhjetra kg mish i klasifikuar si “i pasigurt: janë bllokuar ditën e sotme në qytetin e Korçës, në një aksion të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Në një njoftim zyrtar të AKU-së bëhet me dije se bllokimi i 2 subjekteve dhe gjobitja e 3 të tjerëve me nga 1.1 milionë lekë, është motivuar nga kushtet e papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësitë e theksuara në dokumentacion, si dhe për therje të kafshëve në kundërshtim me ligjin.

Kontrolli është ushtruar në 3 subjekte, me aktivitet “Njësi tregtimi”, “Kamping” dhe “Piceri”.

Njoftimi i plotë i AKU-së:

Subjekti “Llazar Vezuli” me aktivitet “Njësi tregtimi” Leskovik-Kolonjë, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (mungonin analiza e ujit të pijshëm, librezat shëndetësore të punonjësve dhe kontenierët e mbetjeve, masat kundër dëmtuesve ishin të paplota). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare), si dhe
  2. “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Subjekti “Jeton Hida” me aktivitet “Kamping” Sotirë, Korçë, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare në kuzhinë dhe në dhomat frigoriferike, mungonte sistemi i gjurmueshmërisë (21 kg Salcë) dhe produkte “mish” pa vulë dhe pa certifikatë veterinare (20 kg mish qingji, 34 kg mish lope, 38 kg mish derri dhe 34 kg të brendshme lope). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
  2. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (therje e kafshëve në kundërshtim me ligjin), si dhe
  4. “Bllokimi i produkte” të pasigurta për konsum në sasinë prej 147 kg, me qëllim asgjesimin e tyre.

Subjekti “Ermir Çollaku” me aktivitet “Piceri” Pogradec, Korçë, ushtronte aktivitetin në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme (mjete dhe pajisje të amortizuara, të papastruara dhe të pahigjienizuara, prani papastërtish në ambientin e kuzhinës, muret e dyshemeja të papastra, mungesë çertifikate DDD dhe prani insektesh në rafte dhe në tavolinën e punës). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare), si dhe
  2. “Ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e mangësive ligjore të konstatuara

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY