Për 14 biznesmenë kërkohet burg, Buzi vë garanci 60 mijë euro

Për 14 biznesmenë kërkohet burg, Buzi vë garanci 60 mijë euro

240
0
Shares

15 biznesmenët e arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, të cilët dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar, rezultojnë të jenë aksionerë dhe pronarë të disa kompanive, që kanë përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet tenderave.

Gjatë seancës, prokurorja Imeraj deklaroi se “hetimi lidhet me deklarimin e veprimtarisë së këtyre subjekteve në organet tatimore. Të dyshuarit kanë krijuar skemë mashtrimi.” Ajo shtoi se nga ana e Prokurorisë po kryehet një hetim i detajuar edhe ndaj të dyshuarve të tjerë.

Edhe drejtoria e Hetimit Tatimor ka deklaruar se “BTI”, “UniService”, “EBA Ndërtim”, “Banis shpk” dhe “Aleni shpk” dyshohet se kanë konsumuar veprën e krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimet.

Nga 15 të arrestuar, Prokuroria kërkoi arrest me burg për 14 prej tyre, vetëm për Shkëlqim Prodanin kërkoi “arrest shtëpie”. Nderkohe eshte arrestuar edhe biznesmeni i 16 qe eishte shpallur ne kerkim.

Avokati i Haxhi Salës qw administron njw kompani security kërkoi lirimin e klientit të tij me këtë argument “klienti im është bërë administrator i kompanisë më 16 Gusht të këtij viti dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat e prokurorisë. Kërkojmë lirimin e tij nga qelia“.

Ardian Bejko, pronar i kompania “Babeko Trans” tha se punon për të ushqyer familjen dhe se i vjen turp që të shkojë në shtëpi pas këtyre akuzave, ndërsa avokati u shpreh se klienti i tij është gati që të bashkëpunojë me prokurorinë për të zbardhur se kush fshihet pas kësaj skeme. “Po punoj të ushqej familjen, por po na vjen turp të shkojmë në shtëpi” tha Bjeko. Avokati I tij tha se janw gati tw bashkwpunojnw me prokurorinë për të zbardhur kush fshihet pas kësaj skeme.

Paqsor Buzi mohoi akuzat dhe përfshirjen e tij në këtë skemë kriminale. “Kur kam shkuar në polici më kanë thënë që po akuzohesha për evazion fiskal. U kam kërkuar bashkëpunim. U kam thënë që kam 3 kantiere të hapura dhe nëse ndonjë prej atyre punëtorëve mund të më njihte si fytyrë atëherë le të më arrestonin. Faturat e shit blerjeve shkojnë në kantier. Në Tepelenë kam dhjetra punëtorë disa i njoh e disa jo.

Oficeri i policisë nuk me bëri me dije se për cfarë bëhej fjalë konkretisht. Më dha emrat e 13 firmave që unë as nuk i njoh fare. Në asnjë mënyrë nuk do lejoja që emri i të njolloset. Ato janë fatura të vjetra dhe as nuk kam dijeni për to se nga kanë hyrë e nga jo” deklaroi ai. Avokati i Paqsor Buzit i kërkoi gjykatës të lërë garanci pasurore prej 60 mijë € për ndryshimin e masës së sigurisë.

Shpresa Joanidhi, administratore e Shpresa Al, bashkë- ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin, ka qenë biznesmenia e vetme që ka folur para gjykatës. Ajo tha se ka shkuar vetë në polici pa e ditur se i kishin prerë fletë arrestin, ndërsa largon përgjegjësitë nga vetja.

Kam shkuar vetë në polici. Më njoftuan se bëhej fjalë për një njoftim pune. Nuk e dija për cfarë bëhej fjalë. Në polici prita 4 orë dhe aty e mora vesh se më kishin prerë urdhër arrestim. Unë nuk jam administratore. Është një vajzë e re që sapo është emëruar, ka vetëm një javë. Unë kisha për detyrë vetëm për të bërë fatura në bankë dhe jo për fatura shit-blerjesh” është shprehur Shpresa Joanidhi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY