Debat në Komisionin e Ligjeve, Fino: Meta e ka personale me mua

Debat në Komisionin e Ligjeve, Fino: Meta e ka personale me mua

119
0
Shares

Komisioni Ligjeve u përshi ë një debat më këshilltyarin epresidentit Meta në lidhje me dekretin për ligjin për pushtetin vendor që u kthye nga Presidentit Ilir Meta.

Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i presidentit Meta tha se po krijohet një kompetence e re e autoriteteve vendore. Ndërkaq deputeti socialist, Bashkim Fino I cili ka qenë edhe relator për ndryshimet në ligj pohoi se relacioni i Presidencës është ndërtuar kundër relatorit.

“Ajo qe me vjen keq është se po vërej me keqardhje personale se gjithë relacioni është ndërtuar kundër relatorit. Me çfarë duket presidenti e ka personale me mua. Presidenti e di si veprohet kur vjen një nisme. Nuk e humbet të drejtën e pronësisë bashkia. I humbet pronësia vetëm kur shitet. Njësite vendore janë tërësisht autonome. Duhet ta rrezojmë dekretin e presidentit për këto nene”, tha Fino.

Këshilltari Dervishaj ka shpjeguar në vijim se: “Vlerësimi i presidentit behet vetëm mbi ligj. Është cituar relatori, sepse propozimi i qeverise nuk përmbante ato shqetësime të qeverisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY