Basha mbledh aleatët, bisedë edhe me kreun e PPE

Basha mbledh aleatët, bisedë edhe me kreun e PPE

45
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka thirrur në takim aleatët tek selia e PD-së vetëm pak kohë pasi ka përfunduar takimin me Kryeministrin Edi Rama. Kreu i PAA, nuk eshte pare te marre pjese ne takim. Pavarësisht se takimi i paradites nuk ka pasur rezultat ende vijojnë takimet dhe përpjekjet për të arritur një marrëveshje.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka pasur një telefonatë pas takimit me kreun e PPE-së, Joseph Doul, sipas top channel. Telefonata është kryer nga Presidenca.

Ndërkohë përfundimi i takimit është ndjekur nga një deklaratë e ish-Kryeministrit Berisha dhe një status i kryeredaktorit të gazetës zyrtare të PD, RD, Kasmi ku ndër të tjera kuptohej qartë se Rama nuk kishte pranuar qeverinë teknike të propozuar nga Basha.

Vetë Presidenti i vendit që drejtoi takimin dhe dialogun tha se palët kishin këmbyer opsionet e tyre por pa arritur në një përfundim.

Orët në vijim pritet të japin një vendim për krizën politike që u shkaktuar nga kanabisi i mbjellur në të gjithë vendin dhe mungesa e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit në administratë.DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY