Basha: Per here pare raport per shkaterrimin e zgjedhjeve

Basha: Per here pare raport per shkaterrimin e zgjedhjeve

81
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha komentoi sot raportin e OSBE/ ODIHR duke konsideruar se zgjedhjet jane rrezuar. Basha tha se buk ka zgjedhje me Edi Ramen por as edhe me kete KQZ.

Deklarata e Bashes:

Raporti i OSBE/ODIHR e ka rrëzuar farsën e 30 qershorit në çdo aspekt.
Raporti tregon se 30 qershori ishte procesi më problematik dhe më i
pandershëm i dy dekadave të fundit.
Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik, kemi një raport i cili
nuk flet thjesht për parregullsi teknike, apo shkelje, por për krime të
mirëfillta dhe veprime të qëllimshme antiligjore të të gjithë stukturës
elektorale në vend, dhe për një shkatërrim të qëllimshëm të të drejtës
së popullit për të zgjedhur.
Praktikisht ky është një dokument, i cili më shumë se raport zgjedhor
ngjan me një raport për një ngjarje kriminale. Ky është raport që
realisht përmban prova dhe fakte për të filluar hetime kriminale ndaj
një sërë personash dhe institucionesh.

Sic konfirmon raporti, nuk ka ligj, nga Kushtetuta deri tek vetë rregulloret e KQZ-së që të ketë mbetur pa u shkelur.

Nuk ka institucion zgjedhor që nga KQZ tek numëruesit dhe vëzhguesit që nuk ka shkelur ligjin.

Së pari, raporti konfirmon se votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese dhe u mbajtën në shkelje të dekreteve të Presidentit.

Së dyti raporti konfirmon se votimet e 30 qershorit nuk ishin zgjedhje dhe nuk patën asnjë lidhje me të drejtën e popullit për të zgjedhur përfaqësuesit dhe drejtuesit e pushtetit vendor. Ato ishin një farsë zgjedhore dhe tallje demonstrative me pluralizmin politik dhe dhe demokracinë perfaqesuese.

Së treti, për të realizuar këtë farsë antikushtetuese dhe një partiake u shkelën ligjet dhe standardet zgjedhore. Në mënyrë të veçantë nga KQZ i cili portretizohet më shumë si organ partiak se sa si institucion i pavarur dhe i paanshëm kushtetues.

I vetmi aspekt normal që ka gjetur raporti është që socialistët nuk janë rrahur me njëri-tjetrin në qendrat e votimit bosh.

Pa hyrë në detaje dhe konstatime të qarta, dua të theksoj dy përfundimet kryesore të raportit:

1. Votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese, të paligjshme dhe të pandershme
2. Votimet e 30 qershorit ishin një farsë moniste dhe e përfaqësimit politik dhe shkatërrim i demokracisë

Basha: Për këto arsye, 30 qershori ishte një grusht institucional për kapjen e pushtetit vendor nga Edi Rama. Ky grusht institucional u realizua sërish në bashkëpunim e krimin.

Ndonëse jo objekt i vlerësimit të Raportit, tashmë është një e vërtetë e njohur botërisht është se: Në mënyrë të qëllimshme, kapjen e pushtetit vendor Edi Rama e ka bërë në bashkëpunim me kriminelë.

Janë deri tani dy kandidatë për kryebashkiakë të vertetuar me të shkuar kriminale dhe priten të tjerë.

Për të kuptuar rëndësinë e këtij fakti duhet të kemi parasysh diçka: më 30 qershor nuk kishte asnjë konkurencë, nuk kishte asnjë garë. Edi Rama mund të emëronte këdo që dëshironte pa u shqetësuar se sa vota do të merrte. Por edhe në këto kushte zgjedhja e tij e natyrshme ishte krimi, ishin personat me rekorde kriminale.

Edhe kur ishte i vetëm pa asnjë garë, Edi Rama zgjodhi krimin.

Edhe kur ishte i vetëm pa asnjë konkurent, edhe kur vetë i kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe vetë certifikoi, ai vodhi, manipuloi dhe shkeli çdo standart.

Prandaj, 30 qershori vërtetoi edhe një herë atë që Partia Demorkatike ka thënë fuqishëm:

Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama është armik i zgjedhjeve, i pluralizmit dhe demokracisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY