Zbardhet takimi i Kryemadhit me zyrtarin e DASH

Zbardhet takimi i Kryemadhit me zyrtarin e DASH

114
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, priti në një takim në selinë e LSI drejtorin e ri për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik.

Kryemadhi i shprehu zyrtarit të DASH vlerësimet më të larta për bashkëpunimin strategjik me SHBA dhe e falënderoi për mbështetjen ndër vite që SHBA ka dhënë për progresin demokratik të Shqipërisë, si dhe mbështetjen e veçantë për anëtarësimin në NATO dhe rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

“Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negociatave në tetor. Hapja e negociatave është e kushtëzuar vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme. Për këtë arsye, zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më parë dhe me standarde, pasi kjo është e vetmja rrugë për integrimin europian të Shqipërisë”, u shpreh në lidhje me krizën aktuale politike e institucionale që ka përfshirë vendin.

Duke e falënderuar për vizitën në Shqipëri, Kryemadhi i ritheksoi Kostelancik bindjen e LSI-së për të vijuar raportet e ngushta të bashkëpunimit me SHBA, si aleate e patjetërsueshme për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe të rajonit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY