Prokuroria vëzhgon urdhërat e Niko Peleshit, si u hodh në treg insekticidi...

Prokuroria vëzhgon urdhërat e Niko Peleshit, si u hodh në treg insekticidi i dëmshëm

148
0
Shares

Kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar një vlerësim në lidhje em akuzat për ish-zëvëndëskryeministrin  dhe ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, lidhur me skandalin e futjes së pesticideve të ndaluar në vendin tonë, në kohën kur ai ishte në krye të Bujqësisë, bën të ditur faxweb.

Pak ditë më parë një tv kombëtar denoncoi hedhjen në treg e “Silikon Mix”, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, është bërë më urdhër të paligjshëm nga ana e ish-ministrit Peleshi.

Sipas toksikologut Zihni Sulaj, insekticidi “Silikon Mix” mund të shkaktojë ndryshme të ADN-së së njeriut, ndryshime të cilat më pas shoqërohen me keqformime fizike dhe mentale tek foshnjat e sapo ardhura në jetë.

“Është një përzierje e kimikateve bashkë me shumë metale, por ingredienti aktiv është silici (SI). Është një mikroelement, i cili po të merret përmes ushqimeve depërton në inde, sidomos në indin pulmunar të mushkërive. Por gjithashtu mund të depërtojë edhe në indin inspecial të shumë organeve të tjera.

Duke u depozituar aty mund të bëhet shkak për reaksione hiperaktive, i cili në një moment të caktuar lejon rrethanat mund të prekë ADN-nën dhe ARN-nën dhe kjo të çon në degjenerim të proteinave dhe ndonjëherë bëhet bazë edhe për procese malformuese, keqformuese deri në kancer”, ka thënë toksikologu Zihni Sulaj.

Siguria ushqimore mbetet një nga problemet më serioze në vendin tonë, dhe pavarësisht ashpërsimit të masave në Kodin Penal, qytetarët ende denoncojnë raste të shumta në abuzimin me përdorimin e pesticideve.

Ish-ministri i Bujqësisë, që më herët ka qenë dhe krahu i djathtë i kryeministrit Rama, kohëve të fundit është shfaqur i distancuar nga kreu i qeverisë, madje është përfolur dhe për një krisje mes tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY