Një aksident i rqëndë rrugor është shënuar sot në aksin Shkodër-Velipojë.
Drejtuesi i një mjeti dhe vajza 17 vjeçare që udhëtonte si pasagjere, mbetën të plagosur.
Aksidenti ndodhi në drejtim të rrugës së plazhit në Velipojë në një zonë të banuar, në kthesën pranë qendrës së njësisë administrative Velipojë, ku u përfshin 3 automjete, një mjet tip “Renault” me targë AA 545 RA, një Fiat me targë AA 514 IM si dhe një triçikël.
Për pasojë e plagosur ka mbetur shtetasja S. Jaku si dhe drejtuesi i automjetit tip Renault, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres.
Ata ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha dhe fatmirësisht nuk paraqesin rrezik për jetën, thonë mjekët.
Lëndime më të lehta mori edhe drejtuesi i mjetit tip Fiat, i cili u godit në pjesën e përparme.
Sipas hetimeve të para të grupit të ekspertizës të mbërritur në vendngjarje gjithçka ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, ku dyshohet se mjetet kanë qenë duke ecur tej normave të lejuara në këtë segment rrugor.
Tashmë po merren në pyetje drejtuesit e tyre dhe dëshmitarët në vendngjarje, për të nxjerrë shkaqet e plota të kësaj përplasje që mund të kishte rezultuar me pasoja fatale për drejtuesit e mjeteve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/