Komisioni i Ekonomisë do të shqyrtojë nesër propozimin e Presidentit për kryetarin e ri të KLSH.
Sipas dekretit të Presidentit, kandidat për të zëvendësuar Bujar Leskajn është Petraq Milo.
Ky është dekreti i tretë i Metës për të zgjedhur kryetarin e ri të KLSH. Dy propozimet e mëparshme, ai për Vitore Tushen dhe Bahri Shaqirin u rrëzuan nga PS.
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
E martë, 04 shtator 2019
Ora:10:30
Ne rend të dites:
Seancës dëgjimore me kandidatin për pozicionin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit Z. Petraq Milo, propozuar me Dekretin Nr. 11229 datë: 17.07.2019.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/