Palmer deklaron synimet e misionit të tij në Ballkan, për Shqipërinë ka...

Palmer deklaron synimet e misionit të tij në Ballkan, për Shqipërinë ka një qëllim

82
0
Shares

“Integrimi euro-atlantik i rajonit të Ballkanit paraqet një qëllim strategjik të Uashingtonit”, tha sot i dërguari special amerikan për Ballkanin, Mattheë Palmer, gjatë Forumit Strategjik të Bled-t në Slloveni.

Zyrtari I lartë amerikan, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara synojnë të “konkurrojnë në nivelin e një ndikimi pozitiv në rajon dhe ta përdorin atë ndikim për të lehtësuar integrimin evropian dhe euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Palmer njoftoi se ai dëshironte të “ishte i pranishëm dhe të mbështesë përpjekjet e rajonit në arritjen e qëllimeve të tyre”.

Ndër objektivat në fjalë, Palmer theksoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-në, “në kushtet ideale në tetor”.

Gjatë këtij forumi, Palmer shpalosi tre objektivat kryesore amerikane për rajonin: Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore; Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional.

Tematika e këtij forumi është ’Ballkani Perëndimor – Evropianizimi, Demokratizimi’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY