ITALI/ Shkatërrohen 3 grupe kriminale , 25 të arrestuar

ITALI/ Shkatërrohen 3 grupe kriminale , 25 të arrestuar

118
0
Shares
carabinieri san Giuliano, nuove auto anti terrorismo

Tre organizata kriminale janë shkatërruar, të përbëra nga italianë dhe shqiptarë, që vepronin në provincat e Chietit, Pescara dhe L’Aquila dhe që vazhdimisht janë marrë me shpërndarjen e drogës.

Grupi i parë i njohur si “Canale albanese”, e kishte bazën në një fermë bujqësore të izoluar në komunën Bucchianico. Ai ishte e përbërë nga ballkanas dhe drejtohej nga një 30-vjeçar shqiptar, pa dokumenta qëndrimi, që ishte vendosur në krye të një rrjeti të dendur trafiku droge në territor.

Grupi i dytë i evidentuar si Gruppo Salino, që përbëhej kryesisht nga tifozeri e organizuar e futbollit në Chieti Calcio “89 mai domi”, kishte krijuar selinë e vet në dy klube të njohura, njeri pub dhe tjetri restorant. Ishin pikërisht këto dy aktivitete tregtareku gjatë jetës së natës, lulëzonte shitja e kokainës.

Për shkak të veçorisë së këtij grupi kompakt, agjentët e Policisë italiane arritën përmes kamera të fshehta të hetojnë dy lokalet dhe të mblidhnin prova thelbësore për hetimin.
Gjatë hetimti, u pikas dhe “Gruppo pescarese”, po ashtu i përfshirë në shitjen e drogës.

Nga operacioni kapën 32 kg marihuanë, sasi të mëdha kokane dhe hasashi si dhe 73 mijë euro të fituara nga tregtia e paligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY