BLLOK/ Si u kap biznesmeni qe shiste droge ne lokalin e tij

BLLOK/ Si u kap biznesmeni qe shiste droge ne lokalin e tij

140
0
Shares
Foto Ilustruese

Lokali i natës në ish-Bllok, ku pati kontroll për drogë, ishte kthyer prej disa muajsh në qendër të tregtimit të drogave të forta në kryeqytet. Hetimet kishin nisur rreth 6 muaj më parë, ndërsa në pranga përfunduan 4 persona.

Lokali  në zonën e ish-Bllokut që dyshohet se shiste kokainë dhe që kishte kthyer ambientet e tij për përdorimin e lëndëve narkotike mbahej në survejim prej 6 muaj nga sektori kundër trafiqeve në Policinë e Tiranës.

Ky ambient ne rrugën “Vaso Pasha”, frekuentohej në masë nga të rinjtë e kryeqytetit. Në të shkonin “DJ” të njohur dhe këngëtar të muzikës live. Nga hetimet e kryera nga policia dhe prokuroria, dyshohet se skemën e drejtonte pronari i lokalit Orial Peçi, 38 vjeç.

Bashkë me të, në pranga ranë edhe administratori i lokalit, Arbër Alkurtaj 22 vjeç, kamerieri Albi Llangozi dhe një klient të cilët ju gjet një thikë dhe 6 fishekë. Gjatë kontrollit në një ambient të veçuar të banakut, u gjetën kokainë, e sende të tjera që shërbejnë për mbajtjen e lëndës narkotike.

Gjithashtu edhe dy klientëve u është gjetur nga një dozë me kokainë që dyshohet se e kishin blerë në ambientet e lokalit për ta konsumuar. Në gjendje të lirë po hetohen edhe tre persona të tjerë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mbajtjen pa leje të armëve shpërthyese dhe i municionit.

Veç të arrestuarve, në këtë operacion të koduar “Blloku”, u shoqëruan edhe mjaft persona të pranishëm që ndodheshin në lokal, ndërsa u sekuestrua edhe serveri i pamjeve të kamerave të sigurisë që dispononte lokali për të bërë të mundur dokumentimin e plotë të hetimit./ABC News 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY