Federica Mogherini: Integrimi i Ballkanit në dobi të të gjithëve

Federica Mogherini: Integrimi i Ballkanit në dobi të të gjithëve

70
0
Shares

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini në BE, ka mbajtur fjalën e fundit në konferencën e ambasadorëve të Bashkimit Evropian. Gjatë fjalës së saj, ajo është shprehur se ekziston interes i qartë për ta sjellë të gjithë Ballkanin në Bashkimin Evropian.

“Kemi interes të qartë ta sjellim të gjithë Ballkanin brenda bashkimit Evropian dhe të gjithë e dimë që bëhet fjalë për një proces të gjatë dhe të komplikuar.

Do të na duhet të zgjidhim shumë probleme, duhet angazhimi politik nga të gjitha palët, kurajo dhe lidership. Nga zgjerimi nuk do të përfitojë vetëm Ballkani por të gjithë ne, pasi edhe ne kemi nevojë për të. Nuk bëhet fjalë vetëm për zgjerim por për unifikin të të gjithë Evropës”.

Mogherini theksoi se është koha të tregohemi të zgjuar dhe të ndërmarrim hapat e mëtejshëm drejt unifikimit të familjes sonë europiane. “Nëse nuk e bëjmë këtë, jam e sigurt që do të pendohemi”-përfundoi ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY