GREQI/Situatë e pazakontë me refugjatët , nis largimi nga Lesbos

GREQI/Situatë e pazakontë me refugjatët , nis largimi nga Lesbos

112
0
Shares

Transferohen 1500 refugjatë nga ishulli Lesbos në zonat veriore të Greqisë. Operacioni që konsiderohet mjaft delikat e i komplikuar nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Jorgos Kumuçakos, ka prioritet sigurinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. 635 refugjatë të shoqëruar nga policia greke, rojet bregdetare si dhe Forcat Speciale të ushtrisë greke, kanë arritur në Selanik ndërsa deri në fund të ditës pritet dhe grupi i dytë.

Rreth 1000 refugjatë do të vendosen në kampin e ri në Kilkis, vetëm 12 km larg Idomenit, pikës kufitare me Maqedoninë Veriore, ndërsa 500 të tjerë do të shpërndahen në zona të tjera.

Vetëm duke u gdhirë dita e sotme në ishullin Lesbos kanë arritur 125 refugjatë të tjerë nga Turqia, ndërsa nga dita e enjte, 29 gusht janë dorëzuar rreth 1000 kërkesa të reja, nga të sapoarritur.

Pala turke, për të njëjtën periudhë kohore deklaron se ka arrestuar rreth 700 persona që u përpoqën të emigronin drejt Greqisë. Java e fundit e gushtit në Lesbos ka shënuar një numër rekord arritjesh të varkave me refugjatë nga brigjet turke.

Në kampin Moria të këtij ishulli ndodhen 10.241 refugjatë, një numër rekord i viteve të krizës humanitare. Kryebashkiaku i Kilkis ka shprehur pakënaqësinë për vendimin e ministrisë, pasi në kampin e krijuar në 2016 me kapacitet 800 veta, ndodhen rreth 1000 refugjatë.

Situata do të vështirësohet shumë me arritjen e 1000 të tjerëve, pavarësisht tendave ekstra të vendosura nga organizatat bamirëse këto ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY